TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish- zv.ministri i Shëndetësisë është arrestuar dhe ndodhet në burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifimin e dokumenteve.
Rrjepaj u arrestua kohë më parë së bashku me biznesmenin Ilir Rrapaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit.
Klodian Rrjepaj ka qenë në krye të Komisionit të Prokurimit Publik në shkurt 2013, kur u hap gara për koncesionin prej 100 milionë euro. Në lidhje me këtë dosje, është marrë në pyetje më tepër se njëherë Klodian Rrjepaj, në cilësinë e ish-zv ministrit të Shëndetësisë.
Rjepaj ka qenë zyrtari i parë që në 2016 u mor në pyetje nga Prokuroria e Tiranës për tre koncesionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë.