TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një incident është regjistruar pasditen e sotme në një miting të Partisë Socialiste gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në Lezhë.
Mësohet se nga ky incident janë shoqëruar në polici tre persona. Më tej bëhet me dije se kandidatët e opozitës në Lezhë Gjin Gjoni, Agron Gjekmarkaj dhe Lindita Metaliaj janë paraqitur në ambientet e policisë për të nxjerrë të shoqëruarit.
Të shoqëruarit kanë shkuar në miting me parulla në duar ku shkruhej "Na morët frymën" por kanë qëndruar në heshtje. Mesa duket kjo parullë ka shqetësuar organizatorët të cilët i kanë sulmuar të pranishmët me policinë bashkiake.
Sipas të njëjtit burim policia ka gjuajtur mbi ta të cilët kishin vendosur të protestonin në heshtje me parulla në këtë miting.