AKTUALITET, 21 Janar 2022, 15:21

Ish-ministri Lefter Koka shfaq probleme shëndetësore, transferohet në spitalin e burgut

Ish-ministri Lefter Koka shfaq probleme shëndetësore, transferohet

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar prej me shume se nje muaji ka shfaqur probleme shendetesore.

Sipas News24, ai ka shfaqur problem me zemrën dhe çrregullime të sistemit kardiak. Mësohet se ai është transferuar në spitalin e burgjeve ditën e djeshme.

Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.