TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u diskutua për ngjarjen e rëndë në Tiranë ku një punonjës i policisë rrugore u hodh nga lartësia dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Polici dyshohet se është nën hetim nga AMP, pasi ishte pjesë e trupës policore që ndaloi Martin Manen, djalin e biznesmenit Samir Mane.
Gazetari Klodian Tomorri tha se polici është nxjerrë në pritë nga drejtuesit e tij, ndërsa analisti Andi Bushati u shpreh se duhet flakur versioni se kanë dashur t’i vënë gjobë Samir Manes.
Pjesë nga biseda
Klodian Tomorri: Kjo është histori që kërcet pasi patrulla e policisë ka qenë kundër arrestimit, por një urdhër nga lart ka thënë arrestojeni. Dhe e panjohura tjetër prokurori se thoni që ka refuzuar të bëjë testin e alkoolit. Pra nëse ai ka refuzuar...
Klodiana Lala: Ka procedura të tjera për tu bërë testi i alkoolit. Në çdo rast ka një polici të korruptuar, kriminale.
Klodian Tomorri: Nëse policia ka qenë e bindur që e gjitha...
Lala: Nëse polici ka gabuar pse u la në heshtje kjo? Pra në të gjyja anët e medaljes kjo bie erë.
Klodian Tomorri: Kjo kërcet në shumë gjëra.
Ylli Rakipi: Po flasim për një njeri që është mes jetës dhe vdekjes.
Klodian Tomorri: Që është nxjerrë në pritë nga drejtuesit e tij.
Andi Bushati: Duhet të bëhemi seriozë se këtë version e thanë të dy Klodët. Ky versioni që ky personi ka dashur t’i vërë gjobë Samir Manes, është një version që duhet ta flakim tej. Unë them pastaj që është çështje dashurie, ose seks, por ne nuk hedhim asnjë version pa prova... S’ka me sikur. Unë nuk i them gjërat që nuk i besoj.
Klodiana Lala: Edhe po ta marrim anën tjetër të medaljes, sërish ka nevojë të hetohet, sepse brenda policisë unë besoj se Azbiun e kanë vënë nën presion për të shkarkuar përgjegjësinë te hallka më e pambrojtur.