AKTUALITET, 16 Janar 2025, 17:03

Aksident në Bulqizë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kolonën e mbikalimit

Aksident në Bulqizë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte te mbikalimi midis dy lagjeve të Bulqizës, segment i Rrugës së Arbrit.

Një mjet tip “Touran” është përplasur me kolonën e urës pasi shoferi ka humbur kontrollin e drejtimit.

Në makinë ndodhej vetëm shoferi, i cili ndodhet në spitalin e Bulqizës për mjekimin, por gjendja e tij është e rënduar.