AKTUALITET, 16 Janar 2025, 16:51

Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë 75-vjeçari në Tiranë

Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë 75-vjeçari në

Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë afër Rrethit të Yzberishtit në Tiranë, pasi ka mësuar arrest kardiak.

Ngjarja është shënuar sot rreth orës 15:40 minuta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë të humbjes së jetës të së moshuarit.

“Me datë 16.01.2025, rreth orës 15:40 , tek Rrethi i Yzberishtit, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi L.B, rreth 75 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës”, thuhet në njoftim.