AKTUALITET, 18 Korrik 2024, 21:06

"Kanë çuar 20 milionë euro në offshore!"/ Lala: Hetimet për inceneratorin e Tiranës vijojnë edhe për zyrtarë!

"Kanë çuar 20 milionë euro në offshore!"/ Lala:

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për masat e sigurisë ndaj tetë personave, të cilët nga SPAK konsiderohen si pjesë e një grupi kriminal që ka pastruar paratë e inceneratorit të Tiranës duke i çuar në offshore. 

Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se ky hetim nuk lidhet me hetimin që po vijon në SPAK për procedurat, ku po hetohen edhe zyrtarë të lartë. 

"Prokuroria e Posaçme, informacioni i parë ka qenë që policia po ndërmerrte një aksion në kryeqytet. Interesi ishte te emrat e politikës apo zyrtarët e lartë të Bashkisë, megjithatë kam mësuar se ishin tetë masa sigurie. Prokuroria ka firmosur masa ndaj disa personash, që prokuroria thotë se kanë ngritur grup kriminal dhe kanë pastruar 20 milionë euro.

Deri tani janë marrë rreth 100 milionë euro, ndërkohë inceneratori nuk ekziston.

Prokuroria thotë se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto e drejtojnë grupin kriminal dhe përmes bashkëpunëtorëve të tij kanë pastruar para duke i çuar në offshore.

Ilir Dedja, është hetuar nga autoritetet e huaja. Ndodhet në Zvicër ku jeton bashkë me familjen. U bë i njohur kur shpërtheu skandali në Zimbabwe, tentativë për inceneratorët atje. Dedja është garantor i qirasë së partneres së Ahmetaj në Zvicër.

Personat e tjerë janë tre shtetas të huaj, njëri italian dhe dy te tjerët mbajtës të pasaportave holandeze.

Është Marc Lapat, administrator i Geogenix dhe Michael Druijts, të dy me pasaporta holandeze. Është shpallur në kërkim Giuseppe Cafaglione, administrator i inceneratorit të Tiranës.

Janë Denisa Tolkuçi, Dashamir Ymeraj dhe Endrit Habilaj, të shpallur në kërkim.

Sipas prokurororisë, përmes kompanive të ndryshme kanë kaluar në offshore një shumë prej 20 milionë euro.

Por kjo dosje, është thejsht për pastrimin e parave, jo për procedurat.

Pra hetimi për zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, apo zyrtarë të tjerë të lartë, janë duke vijuar. Nëse hyjmë te teknikalitetet, kompani të hetuara, janë zinxhirë kompanishë", tha Lala.