AKTUALITET, 2 Korrik 2025, 11:40

Opozita mban shpresën tek shëndeti i Ramës: O mret, mos pi kaq shumë se do të na marrësh në qafë

Opozita mban shpresën tek shëndeti i Ramës: O mret, mos pi kaq

Pas humbjes së zgjedhjeve, opozita po shpreson në përkeqësimin e shëndetit të Edi Ramës, si mundësi për të ardhur në pushtet. 

Bledi Kasmi, ish-kryeredaktor i “RD”-së, ka postuar një foto të Ramës, ku e quan kufomë. 

“Rende shume! I shnderruar ne kufome”, shkruan Bledi Kasmi.

“Mendo pak dhe per vete o “mret” se po sakrifikohesh per kete popull. Mos ha, pi e thith cfare te vene perpara se do na marresh ne qafe. Larg qofte po te gjeti gje cdo behet me kete popull e me boten pastaj. Me kujdes o “mret””, shkruan nga ana tjetër Edi Paloka, duke postuar foton e Kasmit.