TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ndër ta është edhe Kampioni olimpik Pirro Dhima, do të jetë kandidat për eurodeputet, duke përfaqësuar kështu partinë Demokracia e Re. Mes 28 emrave të parë, kandidat është dhe presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes. Mësohet se zgjedhjet europiane do të mbahen më 9 qershor. Pirro Dhima është ish-peshëngritësi, i cili ka bërë bujë me deklaratat për origjinën e tij. Në një intervistë Dhima shkaktoi reagime të shumta nga të dyja anët e kufirit.
“Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”. Ishte kjo përgjigja që Pirro Dhima i dha gazetares greke Elena Akrita, e cila e cilësonte me origjinë shqiptare. Për të sqaruar debatin, por edhe periudhën që kaloi në Shqipëri derisa u largua për në Greqi, Pirro Dhima foli në një intervistë të gjatë për një nga mediat e vendit fqinj. “Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi nga nëna dhe babai. Ky është nderi im dhe krenaria ime” vijoi më tej ai duke u ndaluar më pas te intervista që bëri bujë.
“Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”, u shpreh ai në atë kohë.