AKTUALITET, 7 Mars 2023, 09:24

Itali, sekuestrohen 220 kilogramë kokainë, arrestohet 37-vjeçari shqiptar

Itali, sekuestrohen 220 kilogramë kokainë, arrestohet

Një shtetas shqiptarka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur duke transportuar një sasi prej 220 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë.

Lajmin e ka bërë të ditur Guardia di Finanza, ku bëhet me dije se nëse kokaina do të shitej në treg, do të kapte vlerë deri në 15 milionë euro.

37-vjeçari shqiptar u arrestua në Veneto të Italisë, ndërsa droga kishte destinacion një treg më të gjerë se ai i Veronës.

Substanca narkotike u kap në një furgon që lëvizte me shpejtësi në autostradë.