TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane ndërsa ndodhej në autobus dhe po nisej drejt vendlindjes.
Sipas mediave italiane, pasditen e 18 dhjetorit, një makinë policie e Policisë së Shtetit të Komisariatit Duino-Aurisina, gjatë një shërbimi normal kontrolli, ka ushtruar kontroll tek personat në një autobus të nisur drejt Shqipërisë.
Mediat raportojnë se në bordin e mjetit agjentët konstatuan prezencën e një krimineli me kombësi shqiptare, lindur në vitin 1991, i cili po tentonte të largohej nga vendi për t’i shpëtuar kapjes. Në fakt, i riu që i përkiste një bande që merrej me importimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike si “kokainë”, ishte në kërkim nga Autoriteti Gjyqësor i Breshias, i cili ndaj tij kishte vendosur masën e kujdestarisë në burg.
Në përfundim të detyrimeve procedurale, burri u dërgua në burgun Coroneo në Trieste, në dispozicion të organeve të drejtësisë.