TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i dënuar në Itali me 14 vite burg për tentativë vrasje dhe vjedhje u arrestua në Portin e Durrësit.
Sipas njoftimit, Policia Kufitare finalizoi operacionin policor të koduar “Five Charges”, duke kapur dhe vënë në pranga një të kërkuar të dënuar me mbi 14 vjet burg për 5 vepra penale.
"Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit bazuar në informacionet e marra se një shtetas në kërkim do futej në Portin e Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Five Charges”.
Si rezultat i forcimit të kontrolleve të ushtruara në hyrje – dalje në PKK Port Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Five Charges”, nga shërbimet e Stacionit te Policisë Kufitare Porti Durrës në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, u kap dhe y arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi Pllum Daci, 52 vjeç, banues ne Kamëz, Tirane .
Arrestimi i këtij shtetasi u be pasi ishte person i shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali me date 24.07.2024.
Gjykata e Napolit/Itali e ka dënuar ketë shtetas me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për te kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale “Tentativë vrasje” ” Grabitje” ” Kanosje” ” Vjedhje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali"- tha policia.