TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 85-vjeçare ka ndërruar jetë sot, pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:10, në lagjen “Pavarësia 3”, në Vlorë.
Policia e Vlorës bën me dije se sipas dëshmive paraprake të familjarëve, e moshuara me iniciale B.A vuante nga sëmundja e sklerozës.
"Sot, rreth orës 08:10, në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga banesa e saj në katin e 6-të të pallatit, shtetasja B. A., 85 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Sipas dëshmive paraprake të familjarëve, kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes"- njoftoi policia.