TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN paraqitjen e parë të ish-presidentit Ilir Meta 18 muaj pas arrestimit të dhunshëm, sot në kafazin e qelqtë të Gjykatës së Posaçme, u shpreh se ai është keqtrajtuar qëllimisht dhe se vendimi për të është marrë.
“Duke parë Ilir Metën shohim një njeri që është keqtrajtuar qëllimisht. Duket sikur ka qenë në Aushvic, jo në burgje normale shqiptare, por si çifutët e mbijetuar të Aushvicit.
Ai mund të dalë i pafajshëm, bashkë me Monikën.
Ideja është që në çdo hap që shohim, vendimi është marrë, sikur ajo gjyqtarja do ta dënojë. Ta lëmë në atë kafazin e xhamit, ta lëmë në burg ashtu siç është masa e sigurisë, të rrijë dhe të keqtrajtohet nga Drejtoria e Burgjeve dhe nga kushdo me urdhër të Ramës, se ky është vendosur që të dënohet, se vendimi është marrë, nuk e merr gjykatësja.
Ky proces deri tani na ka treguar se është i paravendosur”- tha Abilekaj.