AKTUALITET, 21 Janar 2022, 11:00

EMRI/ Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ja me kë do të garojë PS në Durrës

EMRI/ Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ja me kë do të

Zbulohet emri i parë i kandidatit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Socialistët do të kandidojnë në këtë qark Emirjana Sakon.

Pritet të nisë mbledhja e Kryesisë së PS në Durrës për të prezantuar kandidaten Sako.

Mësohet se Emirjana Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar për kryetare bashkie në Bashkinë e Durrësit.

Aktualisht, Emirjana Sako është aktualisht kryetare e komanduar e Bashkisë së Durrësit, ndërsa për disa mandate ajo ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Shërbimeve Publike në këtë bashki. Sako ka menaxhuar edhe periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës.

Kujtojmë se Bashkia e Durrësit është pa kryetar që prej fundit të nëntorit 2019, pasi kryebashkiakja e asaj kohe, Valbona Sako, dha dorëheqjen, vetëm disa muaj pasi kishte marrë postin.