AKTUALITET, 26 Tetor 2022, 21:21

Ish-kryeministri Berisha flet për axhendën e protestave: Do të nisim me Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë! Jemi bashkë me aleatët

Ish-kryeministri Berisha flet për axhendën e protestave: Do të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për axhendën e protestave që do të startojnë më 12 nëntor.

Berisha u shpreh në A2 CNN se do të ketë një diversitet protestash me qëllim për t’i dhënë goditje regjimit të Edi Ramës.

“Do ketë diversitet protestash. Fillojmë konsultat me mjeshtrat e protestës, me frontin për Shpëtimin e Shqipërisë. Shqipëria do të njohë protesta nga më të ndryshmet që do i japin goditje regjimit të Edi Ramës që po përzën Shqiptarët nga Shqipëria.

Çfarë po ndodh sot me pedagogët. Paguhet katër herë më pak se shoferi i FSHZH. PD në këto protesta është bashkë me aleatët. Axhenda e protestës do jenë problematika madhore e qytetarëve shqiptarë, e shtresës së mesme.

Protesta të pasqyrojë interesat dhe kauzat e drejta. 2000 policisë me uniformë kanë paraqitur dorëheqjen. Ky shtet është i shpërbërë sot. Shqiptarët përpiqen për të zëvendësuar shtetin e drogës me shtetin ligjor”, deklaroi Berisha.