AKTUALITET, 14 Maj 2026, 16:52

Votohet me 114 vota rezoluta për integrimin në BE, asnjë votë kundër

Votohet me 114 vota rezoluta për integrimin në BE, asnjë

Parlamenti ka votuar me shumicë të cilësuar projektrezolutën për integrimin e Shqipërisë në BE, ku edhe opozita ka bashkuar votat e saj.

Kryeparlamentari Niko Peleshi, në përfundim të diskutimeve që zgjatën që nga ora 10:00 e ditës së sotme, ftoi deputetët që ta votonin në mënyrë elektronike.

Në përfundim projektrezoluta kaloi me 114 vota pro, vetëm 1 abstenim dhe asnjë kundër.

Edhe në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, ajo kishte kaluar me konsensus të plotë dhe asnjë kundër.