TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së qeverisë, foli për detaje për miratimin e një ligji, i cili synon të jetë një paketë e unifikuar në gjithë vendin.
Ajo shtoi se fluksi i turizmit ka bërë që Shqipëria të shpejtojë për t’iu përgjigjur sfidave.
“Kur shikojmë sot që flitet për 17 hotele që janë ndërtuar ose janë në fazë ndërtimi me katër ose pesë yje, kemi një realitet krejt të ri sa i përket investimeve strategjike.
Në kontekstin kur ne flisnin për 10 milionë turistë në 2030, kjo flet për një treg që nuk ishte parashikuar dhjetë vjet më parë kur ligjet ishin planifikuar, ligjet përmirësohen dhe amendohen. Në tregun e organizuar që kemi dhe që duhet t’i përgjigjemi viti 2030. Duhet të kemi paketë ligjore të unifikuar dhe s’ka nevojë të jetë e copëzuar”, tha Kumbaro.