TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Lorenc Vangjeli është shfaqur ndryshe në emision këtë të mërkurë. Në “Opinion”, ai ka shkuar me një thupër dhe me disa gurë. Sipas tij, kjo ishte një mënyrë e tij për të ironizuar atë që e quan ‘drejtësinë popullore’.
Vangjeli iu referuar rastit të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Sipas analistit Vangjeli, thupra dhe gurët simbolizojnë drejtësinë si në Jemen, Sudan, Irak etj. ku bëhen gjykime popullore dhe nuk pritet vendimi i drejtësisë në përfundim.
Pjesë nga diskutimi
Lorenc Vangjeli: Është thupër kurse këta janë gurë. Ajo është thupra me të cilën unë dua të rrah Ilir Beqajn, i cili është shpallur…
Pyetje: Do rrahësh ti Ilir Beqajn? Pse?
Lorenc Vangjeli: Njësoj si në Sudan, si në Irak, si në Jemen, sepse unë lexoj portale.
Pyetje: Po pse kjo dhembshuri sepse nuk është vetëm Ilir Beqaj… çdo njeri që akuzon SPAK-u, edhe portalet, edhe televizionet.
Lorenc Vangjeli: Ka thupra plot. Me aq sa ka lexuar dhe kam parë nëpër studio, me Beqaj është ‘kry punë’, thuhet në zhargon. Drejtësia popullore ka mbaruar punë me të.
Pyetje: Po pse te Beqaj qenka drejtësi popullore dhe të personat e tjerë që SPAK ka akuzuar nuk ka mbaruar punë?
Lorenc Vangjeli: Edhe për Saliun vjen kjo. Më shumë se gjysma e shqiptarëve mendojnë që ai është grabitës. Po flas për mentalitetin. Ne shqiptarët jemi të paduruar. Përpara se ta thotë fjalën drejtësia e themi ne.
Problemi është të sillesh si reformator. Me gurë do ta vrasim. Kjo është urrejtja jonë. Unë dua që të shpëlaj shpirtin si kori i madh i njerëzve.
Siç kemi muzikantë, valltarë, kemi edhe juristë popullorë që e kanë dhënë verdiktin, unë dua të jem si ta, të them që e urrej. Dhe kur e them këtë për Ilirin, natyrisht e them edhe për z.Sali. Sepse ajo që di unë, është Perëndimi që të konsideron të pafajshëm./ Tv Klan