AKTUALITET, 7 Shkurt 2024, 11:27

Mollët mbesin pa shitur, Shoqata e Biznesit të vogël kërkesë Ramës: Kërkojmë ndërhyrjen tuaj në këtë situatë emergjente

Mollët mbesin pa shitur, Shoqata e Biznesit të vogël

Shoqata e Biznesit të Vogël i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë dhe Kryeministrit, Edi Rama, për situatën e vështirë në të cilën ndodhen fermerët e qytetit të Korçës, pasi mollët kanë mbetur stok.

Kërkesa:

Drejtuar: Ministrise se Financave

Korçe, me 7/2/2024 Nr. Prot. 235

Ministrise se Bujqesise dhe Zhvillimit Rural

Per dijeni: Kryeministrit te Republikes se Shqiperise

Lenda: Situata problematike e tregut te molles vendase ne Qarkun Korce

E nderuar zonja Ministre, te nderuar zoterinj,

Nisur nga situata problematike aktuale e tregut te molles vendase te Qarkut Korce, e cila ka mbetur e pashitur si tek fermeret ashtu edhe tek pikat e grumbullimit Korce, kerkojme nderhyrjen tuaj ne kete situate emergjente qe ndodhemi lidhur me mundesite per te ndihmuar kete sektor te rendesishem te Qarkut Korce.

Shqetesimi jone eshte real dhe i bazuar pasi ndodhemi para nje situate ku vetem nderhyrja e Shtetit Shqipetar mundet ta zgjidhe mungesen e shitjes se Molles te fermereve Korcare.

Per kete arsye kerkojme per te disaten here nderhyrjen tuaj lidhur me:

Rritjen e cmimit te references se molles se importit

Rritjen e kontrollit te produktit te importuar te molles(analiza dhe cilesi) ne Dogana kur importohet ashtu sic edhe behet me produktet tona gjate eksportit nga vendet pritese

Prodhimi i molles eshte nje prej kulturave me shume peshe ne Qarkun Korce dhe investimet e kryera nga fermeret ne prodhimin dhe magazinimin e molles ne frigorifer kerkon shume mund dhe investim.

Rreziku i mos shitjes se molles vendase per arsye te importit ne sasi te konsiderueshme dhe jo konkuruese persa i perket shume problematika qe ne si fermere i kemi ngritur ne cdo takim po sjell falimentimin e fermave te prodhimit te molles ne Qarkun Korce.

Ndodhemi ne te njejten situate te muajit Shkurt 2019 ku pas nderhyrjes Tuaj ne zgjidhjen e ketij problem solli edhe normalizimin e tregut dhe shitje te prodhimit vendas.

Molla mundet te ruhet ne kushte optimale ne frigorifer deri ne muajin Mars sepse me pas kemi renie te cilesise dhe demtim te saj dhe ne keto kushte fermeret do te detyrohen ta hedhin sasine e pashitur qe sot llogaritet rreth 12.000 ton deri ne 15.000 ton. Kjo do te sjelle humbje te medha per grumbulluesit dhe prodhuesit e molles dhe mungesen e kesaj kulture ne vitet e ardheshme.

Rritjen e references se importit me mbi 1-euro/kg per te pakten nje periudhe 2-3 mujore Rritjen e kontrollit te importeve te molles ne cdo pike hyrese Doganore

Rritja ulet e reflektuar se fundemi ne referencen e importit te molles prej vetem 0.017euro/kg nuk solli asnje efekt ne ndalimin apo reduktimin e importeve, keshtu qe ju kerkojme qe rritja e references per nje afat te shkurte kohor 2-3 muaj te jete e konsiderueshme dhe per kete jemi te bindur qe Ministria e Bujqesise ka specialistet e duhur per ta vleresuar.

Me besim qe shqetesimi jone do te vleresohet nga Qeveria, ju lutemi te nderhyni sa me pare per zgjidhjen e kesaj situate.

Shoqata e Biznesit te Mesem dhe te Vogel Shqiptar.

Mollët mbesin pa shitur, Shoqata e Biznesit të vogël