AKTUALITET, 14 Dhjetor 2022, 21:38

Ilir Meta mesazh pas takimit me të rinjtë: I vendosur për përkrahjen më të madhe për studentët e Shqipërisë

Ilir Meta mesazh pas takimit me të rinjtë: I vendosur për

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale pas takimit me të rinjtë pasditen e sotme në konferencën studentore.

Teksa ka pozuar krah të rinjve ai thotë se është i vendosur për përkrahjen më të madhe për studentët e të gjithë Shqipërisë.

“I vendosur për përkrahjen më të madhe për studentët e të gjithë Shqipërisë”, ka shkruar Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij në takim, Meta theksoi se prioritet i kësaj qeverie nuk është arsimi por oligarkët, ndërsa premtoi mbështetje për studentët dhe mësuesit.