TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ilir Alimehmeti tërhiqet nga primaret. Belind Këlliçi, tashmë është kandidati i Partisë Demokratike përballë Erion Veliajt të PS-së për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Këlliçi dhe Alimehmeti dolën në balotazh, por mjeku vendosi tërhiqej nga gara.
Në një dalje për mediat, Këlliçi i premtoi Alimehmetit postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës në rast se ai fiton zgjedhjet.
“Jemi këtu në selinë e Partisë Demokratike më pak se 24 orë nga primaret kur anëtarësia shprehu me votë kë do të donte kandidat të Bashkisë së Tiranës. Në respekt të votës së anëtarësisë jemi këtu që të flasim. Të falenderojmë çdo vëzhgues për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje. Anëtarësia foli në favor të kandidatit Belind Këlliçi. Kjo është shenja e parë e qytetarisë. Të njohësh votën. Falenderoj këdo që më ka mbështetur. Do të vazhdoj të punoj për ju për zgjedhjet e 14 Majit”, tha Alimehmeti.
Belind Këlliçi deklaroi për mediat se, shqiptarët do të befasohen nga ky standard që është vendosur në politikën shqiptare nga Partia Demokratike e Sali Berishës dhe i premtoi Alimehmetit postin e nënkryetarit të Bashkisë.
“Sot shqiptarët janë të befasuar nga ky standard i vendosur në politikën shqiptare. Fokusin kryesor e kam pasur te baza dhe anëtarësia e Partisë Demokratikë. Kjo ka qenë një fushatë civile e qytetare, jemi sërish me njëri-tjetrin. Jam i bindur se, ky është një ogur i mirë në politikën shqiptare.
Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij procesi dhe për ta çuar një standard më tutje ne sot publikisht do të adaptojmë një formë amerikane të garës, formën presidenciale.
Ashtu si në Amerikë kam kënaqësinë më të madhe sot që kur i kam hyrë këtij rrugëtimi kam qenë i bindur se do ta mundja Veliajn në garën për Tiranën, me Alimehmetin si krahun tim të djathtë dhe nënkryetar të bashkisë së Tiranës që nga 14 maji ne do sjellim një model krejtësisht ndryshe.
Falënderoj dr. Ilir Alimehmetin të cilin kam pasur fatin ta njoh para angazhimit tonë në politik. Është fisnik dhe fisnikëroi dhe më shumë garën.
Më 14 maj do të sjellim një model të të bërit politikë krejt të ndryshëm. Falenderoj të gjithë demokratët, të cilët dolën ditën e djeshme dhe pse në kushte të vështira për të votuar.
I vetmi lajm i keq sot është lajmi për Erion Veliajn që PD-ja dhe opozita e bashkuar kanë këtë standart. Jam ndjerë i privilegjuar dhe jam ndjerë krenar që kam qenë në një garë me dr. Ilir Alimehmetin. Nga ky moment fillojmë fushatën së bashku përballë Erion Veliajt”, tha Këlliçi.