AKTUALITET, 5 Dhjetor 2022, 17:51

Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet një person, në kërkim dy bashkëpunëtorët! Policia plagos një shtetas egjiptian, nis hetimi për efektivin

Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet një

Një person është arrestuar sot nga policia e Kukësit pasi u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshmë drejt Kosovës.

Në pranga është vendosur shtetasi K.Gj. ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tij, shtetasit E.M. dhe E.H.

Ata po transportonin me një furgon tip “Volksëagen” 13 emigrantë të paligjshëm, për të kaluar drejt Kosovës e më pas në vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë aksionit, një efektiv policie ka plagosur një prej emigrantëve me origjinë egjiptiane. Nga informacionet, nuk bëhen të ditura rrethanat e plagosjes.

Në përfundim, prokuroria ka nisur procedim penal ndaj efektivit të policisë, shtetasit K.B. për veprën penale “plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

Njoftimi i Prokurorisë së Kukësit:

“Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm” dhe “Kundërtim të punonjësve të policisë”, Prokuroria Kukës arreston 1 shtetas, nis procedim penal për një punonjës policie

Sot, më datë 05.12.2022 Drejtoria rajonale AMP Dibër/Kukës në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Kukes, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K.Gj. banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi, është bërë për V. Penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm e kryer në bashkëpunim” si dhe “Kundërtim të punonjësve të policisë”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po trasportonin drejt Kosovës 13 shtetas të huaj nga vendet e treta MENA.

Me cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet fugon Ëolksvagen i marrë me qera.

Gjatë operacionit policor për neutralizimin e autorëve të sipërpërmendur është plagosur një shtetas i huaj (klandestin) me inicialet M.H, me kombësi egjyptiane.

Lidhur sa më sipër Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë së DVP Kukës K. B., i cili ka qenë pjesë e operacionit policor, për veprën “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 91 K. Penal. Po punohet për sqarimin e rrethanave të çështjes.