TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, i është përgjigjur deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në lidhje me akuzat e kësaj të fundit ndaj qeverisë, për paketën e dytë të rezistencës sociale.
Tabaku theksoi se, nuk ka asnjë paketë të tillë me masa dhe mbështetje konkrete por janë 50 milionë euro rutinë me ndryshim buxheti, për të cilët nuk përfiton në mënyrë të qëndrueshme asnjë grup.
Por ministrja nënvizoi se, paketa e qeverisë mban shifrën e 43 miliardë lekëve dhe është një buxhet mbështetës për qytetarët.
"Këtë refren akuzash do të dëgjojmë sa kohë që ju nuk dini as të lexoni as të dëgjoni. Flisni për shifra mbështetëse që nuk e di se ku i gjeni, por shifra është 43 miliardë lekë deri tani.
Do ta shihni që me paketën që kemi marrë është e duhura.
Qytetarët shqiptarë janë mësuar më gënjeshtrat tuaja, që jeni mësuar me ulje taksash dhe rritje rrogash, ku matematika e thjeshtë nuk iu del”, u shpreh Ibrahimaj.