TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Ramazan Rrajën, i akuzuar si i përfshirë në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj. Rraja iu drejtua Apelit për ndryshim të masës së sigurisë por gjykata la në fuqi të enjten vendimin e Shkallës së Parë.
Ramazan Rraja akuzohet si personi që ka siguruar kushtet për kryerjen e atentatit në vitin 2019, por ish prokurori shpëtoi. Kujtojmë që Ramazan Rraja u arrestua në muajin Prill të vitit të kaluar në një lokal në zonën e Fushë-Krujës, ndërsa ishte me pistoletë në brez dhe fishek në fole gati për qitje.
Si ndodhi atentati ndaj ish-prokurorit?
Ngjarja ndodhi me 1 Nëntor të vitit 2019, ku makina me të cilën udhëtonte ish prokurori, u qëllua me breshëri automatiku.
Ndoj ishte në automjet me Landi Muharremin, i njohur si i “forti i Sukthit”, dhe me Andi Malokun, shofer i tij, i cili mbeti i vdekur. Ndoja dhe Muharremi u mbijetuan plagëve të marra.