AKTUALITET, 7 Dhjetor 2024, 21:46

Ceremonia/ Rihapja e Katedrales ‘Notre-Dame’, Rama: Shqipëria kontribuoi modestisht për rindërtimin

Ceremonia/ Rihapja e Katedrales ‘Notre-Dame’, Rama: Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë hapëse të Katedrales së Parisit, Notre-Dame, e cila u rihap këtë të shtunë (07 dhjetor 2024), pas 5 vitesh pune të rëndësishme rindërtimi dhe restaurimi për dëmet e shkaktuara nga zjarri shkatërrues i prillit 2019. 

Rama ishte ftuar presidenti i Francës Emmanuel Macron. Kryeministri ka ndarë një vidoe ku shihet krah Linda Ramës, ndërsa të pranishëm ishin edhe liderë nga e gjithë bota.

'Paris - Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë', shkruan Rama.