AKTUALITET, 6 Dhjetor 2022, 17:09

Sulmi fizik ndaj Berishës, Rama “kyç” gojën në konferencën për media: Shihni faqen e qeverisë

Sulmi fizik ndaj Berishës, Rama “kyç” gojën në

Gjatë konferencës për mediat me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet për sulmin me grusht ndaj Sali Berishës.

I pyetur nga një gazetare e Politico, Rama nuk pranoi të bënte asnjë koment duke thënë thjesht që reagimi i tij për ngjarjen është publikuar në faqen e qeverisë.

Nga mediat shqiptare pati vetëm dy pyetje nga gazetaret e Klan e Abc. Asnjë prej tyre nuk kishte lidhje me incidentin në protestën e opozitës. Më poshtë reagimi mëparshëm i Ramës i shpërndarë për mediat.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”.