AKTUALITET, 1 Tetor 2024, 11:43

I doli emri në bisedat e Sky Ecc, thirret në SPAK ish-gjyqtari Besnik Hoxha

I doli emri në bisedat e Sky Ecc, thirret në SPAK ish-gjyqtari Besnik

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha është thirrur sot në SPAK. Emri i tij përmendet në dosjen ‘Zarka’ për çështjen e ‘Toyota Yaris’.

I doli emri në bisedat e Sky Ecc, thirret në SPAK ish-gjyqtari Besnik

Ish-gjyqtarit iu lakua emri në bisedat e Sky Ecc, se mund t’i jepte zgjidhje çështjes. Njëri nga të dyshuarit e quan ‘Beso grupi’ dhe kur bashkëbiseduesi e pyet se kush është, ai merr përgjigjen ‘Besnik Hoxha shkodrani’.

I doli emri në bisedat e Sky Ecc, thirret në SPAK ish-gjyqtari Besnik

Në SPAK do të thirren edhe katër gjyqtarë të Tiranes të përmendur për ‘Toyota Yaris’, ish prokurotë dhe ish gjyqtarë, një anëtare e Klp që ka qenë mes prokurorëve të ‘Toyota Yaris’ dhe prokurorë apeli.