AKTUALITET, 27 Nëntor 2021, 12:28

Fundjava e fundit e nëntorit mbyllet me rrebeshe shiu dhe dëborë, ja sa do të shkojnë temperaturat

Fundjava e fundit e nëntorit mbyllet me rrebeshe shiu dhe dëborë,

Fundjava e fundit e muajit nëntor do sjellë vjeshtën tipike në territorin shqiptar, ku vlerat minimale në zonat malore do të jenë 2-3 gradë gjatë kësaj fundjave ndërsa në zonat jug-perëndimore maksimumi nuk pritet të shkojë më shumë se 20 gradë celcius.

Sipas sinoptikanëve nga Meteoalb, vendi do të mbetet në prezencën e vranësirave të dendura që do sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit ku herë pas herë do marrin formën edhe të rrebesheve.

Ditën e dielë pritet një pakësim i sasisë së reshjeve, por pritet të ketë dhe reshje dëbore në zonat veriore dhe lindore të territorit.