AKTUALITET, 13 Gusht 2024, 20:29

Hidhet me kokë tek “Syri i Kaltër”, pushuesi i plagosur niset me helikopter drejt Tiranës

Hidhet me kokë tek “Syri i Kaltër”, pushuesi i plagosur

Një pushues nga Tirana ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në pikën turistike tek “Syri i Kaltër”.

28-vjeçari Ardit Dauti, nga Tirana, i ndodhur me pushime në Sarandë ka preferuar që sot të shkonte në “Syrin e Kaltër”.

28-vjeçari është hedhur me kokë nga lartësia në ujërat e burimit të pikës turistike por hedhja ka qenë fatale pasi është goditur në kokë duke çarë kështu skalpin e kokës

Menjëherë është transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” në spitalin e Sarandës, por sipas bluzave të bardha për shkak të dëmtimeve në kokë është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Bëhet me dije se 28-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.