AKTUALITET, 17 Mars 2023, 12:01

Dallëndyshe Bici u emërua në krye të Kadastrës, ish-drejtori i Burgjeve pritet të marrë drejtimin e IKMT-së

Dallëndyshe Bici u emërua në krye të Kadastrës,
Fotomontazh: Agim Ismaili dhe Dallëndyshe Bici

Agim Ismaili pritet të emërohet në krye të IKMT-së (Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit) në vend të Dallëndyshe Bicit, e cila pak ditë më parë u emërua në krye të Kadastrës, në vend të Artan Lames.

Më parë Ismaili ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshèm të Burgjeve, ku do të mbahet mend për implementimin e sistemit 41 bis. Por ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e shkarkoi në dhjetor 2021.

Ai gjithashtu ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombètar tè Ushqimeve, si dhe postin e nëndrejtorit të pastrimit të Parave.

Agim Ismaili është diplomuar për Inxhinjer elektroteknik për energjitikën në vitet 1987 – 1992.

Ka punuar disa kohë në policinë elektrike. Ismaili ka kryer mastër shkencor në Akademinë e Rendit për specialist i lartë policie në vitet 1997 – 2001 dhe më pas, ka kryer edhe studimet e larta për Drejtësi.