TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë Krujë Artur Bushi ka dalë nga godina e SPAK pas 1 orë e 45 minuta ku u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm.
Në përfundim të dëshmisë së tij, në një deklarimin të shkurtër për mediat Bushi tha se nuk kishte asnjë gjë serioze në marrjen e tij në pyetje.
Bushi nuk bëri asnjë koment për pyetjen e mediave nëse ai është konfirmuar si kandidat i PS për zgjedhjet e 14 majit.
Avokati i Bushit nga ana tjetër në prononcimin për mediat tha se Inspektorati Ndërtimor që është në varësi të Bashkisë së Krujës, ka vendosur disa gjoba për disa institucione që lidhen me çështje të ndryshme.
Sipas tij, këto institucione kanë ngritur padi ndaj Inspektoratit Ndërtimor dhe për këtë arsye, Bushi si titullar i institucionit që ka në varësi këtë strukturë është thirrur për t’u marrë në pyetje.