AKTUALITET, 17 Mars 2023, 11:37

Saimir Tahiri “del” nga burgu, përcjell në banesën e fundit babanë e tij

Saimir Tahiri “del” nga burgu, përcjell në banesën e

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i dënuar me 3.4 vite burgim, ka marrë një leje 48 orëshe për të qenë pjesëmarrës në varrimin e babait të tij, Bashkim Tahiri. Ky i fundit ndërroi jetë një ditë më parë. Ditën e sotme Tahiri ka “dalë” nga qelia dhe është shfaqur në krah të të afërmëve.

Vendimi për miratimin e lejes është marrë dje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe prokurori i çështjes. Gjatë kësaj periudhe, Tahiri do të qëndrojë nën shoqërinë e efektivëve të policisë së burgjeve.