TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Apeli i GJKKO-së ka marrë sot vendimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako dhe shtatë të pandehurit e tjerë, që akuzohen se janë përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Trupa gjykuese, e drejtuar nga Ilirjana Olldashi, ka vendosur të dënojë me 10 vite burg ish-ministrin Koka, që ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht është dënuar me 6 vite e tetë muaj burg.
Ndërsa, për ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako është vendosur dënimi me 2 vite e 8 muaj burgim. Bllako po ashtu nuk do të lejohet të mbajë poste publike për pesë vjet. Apeli i Posaçëm po ashtu ka sekuestruar edhe disa pasuri të ish-ministri të Mjedisit, Lefter Koka.