BALLKAN, 23 Nëntor 2022, 11:56

Greqi, makina me shqiptarin brenda bie nga shkëmbi në 40 metra lartësi! Dy të vdekur

Greqi, makina me shqiptarin brenda bie nga shkëmbi në 40 metra

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Evias, në Greqi.

Një makinë është rrëzuar nga një shkëmb dhe ka rënë rreth 40 metra poshtë.

Sipas informacioneve të para të LamiaReport, nga aksidenti fatal kanë mbetur të vdekur dy grekë, ndërsa një tjetër pasagjer me kombësi shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë.

I plagosuri është liruar nga zjarrfikësit dhe po dërgohet në spitalin e Lamisë, ndërsa operacioni për nxjerrjen e dy të vdekurve vijon në këto momente.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, kur makina për arsye të panjohura ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një shkëmb.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta zjarrfikëse dhe ambulanca për të bërë të mundur dhënien e ndihmës së shpejtë.