AKTUALITET, 19 Qershor 2026, 15:17

Gomonia del jashtë kontrollit në Llaman, drejtuesi bie në ujë gjatë lëvizjes, ndërhyn Policia Kufitare

Gomonia del jashtë kontrollit në Llaman, drejtuesi bie në

Ndërsa autoritetet e sigurisë në bregdet kanë intensifikuar përpjekjet për të garantuar sigurinë në plazhe gjatë sezonit turistik, një incident është regjistruar këtë të premte në plazhin e Llamanit në Himarë.

Një gomone ka dalë jashtë kontrollit pasi piloti ka rënë në ujë gjatë lëvizjes.

Sipas informacioneve paraprake, mjetit i janë bllokuar gazi dhe timoni, ndërsa Policia Kufitare ka ndërhyrë duke arritur ta ndalojë gomonen që po lëvizte pa drejtues në drejtim të detit të hapur. Piloti ka mbetur i lënduar në këmbë.