AKTUALITET, 11 Maj 2026, 14:03

Gjyqi i themelit/ “Presidenti si je?” Meta-Leskajt nga kafazi prej xhami: Jam i fortë! Akustika, akustika… (VIDEO)

Gjyqi i themelit/ “Presidenti si je?” Meta-Leskajt nga kafazi prej

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shoqëruar me momente tensioni dhe komunikime direkte nga salla, ndërsa gjykata ishte tërhequr për të shqyrtuar kërkesat e palëve.

Gjatë ndërprerjes së seancës, Bujar Leskaj iu drejtua Metës nga salla me pyetjen: “President, si je? Je i fortë?”

Meta iu përgjigj: “Jam mirë, jam i fortë”, ndërsa më pas tentoi të përshëndeste edhe mbështetësit dhe deputetin Flamur Noka, por zëri i tij nuk u dëgjua qartë për shkak të izolimit në kafazin e xhamtë.
Më pas, ish-presidenti u afrua pranë xhamit dhe tha: “Akustika, akustika… xhami.”.