AKTUALITET, 11 Maj 2026, 13:59

“Mjeku do të jetë i pezulluar deri në sqarimin e çështjes", spitali i Korçës reagon për ngacmimin e 21-vjeçares nga kirurgu: Pas mjekimit vajza u largua!

“Mjeku do të jetë i pezulluar deri në sqarimin e

Kirurgu i Spitalit të Korçës që u arrestua nga Policia nën akuzën për ngacmimin seksual të pacientes 21-vjeçare, do të jetë i pezulluar deri në sqarimin e plotë të ngjarjes dhe përfundimit të hetimeve.

Ky është reagimi zyrtar i Spitalit Rajonal të Korçës pas ngjarjes së ndodhur, pa bërë komente të mëtejshme për dinamikën dhe detajet.

Në këtë mënyrë, nga një komunikim zyrtar me përfaqësues të spitalit rajonal Korçë bëhet e ditur se “deri në sqarimin e situatës dhe përfundimin e hetimeve mjeku N.Nunka do të jetë i pezulluar nga detyra”.

Nga ana tjetër të njëjtat burime bëjnë të ditur se “vajza pasi ka marrë mjekimin dhe është larguar nga spitali”.

Vajza i rrëfeu ngjarjen familjes së saj, duke depozituar edhe denoncimin në Komisariat.

Kurse babai i saj tha sot se nuk do e lërë këtë çështje, duke e ndjekur deri në fund, edhe pse i duhet të largohet në Gjermani ku jeton e punon si emigrant ekonomik.

Ai kërkoi drejtësi, teksa shpjegoi edhe rrethanat e ngjarjes, se si kirurgu e kishte prekur në pjesët intime dhe tentoi ta puthte me forcë vajzën e tij.