TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Ermir Gjinishi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se presidenti Trump i ka izoluar SHBA-të dhe ka humbur aleatët e saj. Gjinishi tha se Trump e ka humbur mundësinë për të gjetur një zgjidhje për luftën në Iran.
“Presidenti Trump ka shumë antagonizma brenda vetes së vet, aq sa duket sikur dialogon me veten. Ishte shumë e rëndë ajo deklarata kur i drejtohej princit të kurorës se do të më puthë prapanicën. Ndërkohë që doli dhe tha se Arabia Saudite është aleatja jonë.
Me një puthje Trump i hoqi SHBA-ve 140 miliardë dollarë që Arabia Saudite do të blinte armë nga SHBA-të. Në 2025 ajo bleu po kaq armë dhe blen 15 për qind të armëve amerikane.
SHBA-të mund ta kthejnë Iranin në epokën e gurit sepse i kanë kapacitetet ushtarake, por më kujtohet Xhorxh Uashingtoni që thoshte: Ne rrëzuam diktatura, ne rrëzuam monarki dhe prodhuam një vend me shumë liri dhe me shumë egërsi. Zoti Trump duket se ka zgjedhur egërsinë gjatë gjithë kohës.
Ndërkohë që SHBA-të falë presidentit Trump ndjehen më të izoluara se kurrë. Kanë humbur mbështetjen e Bashkimit Evropian, kërcënojnë se do të dalin nga NATO, shtron tapetin e kuq për Putinin, flirton edhe me Kinën.
Kush do të jenë aleatët e SHBA-ve?
Për herë të parë ministri i jashtëm i Iranit që njihet që gjuhën diplomatike, kërcënoi vetë presidentin Trump, dhe i tha: Prit se po të vjen radha ty, pas Netanjahut.
Ka humbur aleatët. Ajo që po mundohem të them se Trump e ka humbur mundësinë për të gjetur një zgjidhje dhe ky është kurthi ku e ka futur veten"- tha Gjinishi.