TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Bajram Begaj, u është drejtuar me një mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshevës në lidhje me zgjedhjet parlamentare të ditës së diel në Serbi.
Begaj u bën thirrje për pjesëmarrje në votime dhe u kërkon që të votojnë kandidatin e tyre të preferuar për t’i përfaqësuar në Kuvend.
“Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc!
Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja.
Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë.
Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm”, shkruan Begaj.
Kujtojmë se këtë fundjavë votuesit në Serbi, për herë të tretë brenda katër viteve do t’u drejtohen kutive te votimit.
Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare u nxit nga protestat e qytetareve të zemëruar me reagimin e qeverisë ndaj dy sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura, njëri prej tyre në një nga shkollat e kryeqytetit ku mbeten te vdekur 19 nxënës.
Për 250 vendet e Parlamentit serb, do të garojnë 18 lista me më shumë se 2.800 kandidatë.