AKTUALITET, 24 Mars 2024, 12:58

Gjekmarkaj takim me demokratët në Dibër: Duhet të ikë Rama dhe të rrinë shqiptarët

Gjekmarkaj takim me demokratët në Dibër: Duhet të ikë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët në Dibër tha se Shqipëria pas 12 vitesh, Shqipëria po humbet institucionet e veta dhe po kthehet në Vilajet.

Gjekmarkaj tha se që shqiptarët mos të ikin, duhet të largohet Edi Rama. Ai tha gjithashtu se PD-ja po rritet çdo ditë, pasi i mbijetoi krizës. 

“Vijmë pas një ngjarje të madhe që ka ndodhur në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, pasi opozita ishte në konfuzion, më e rrezikuar se kurrë. Nuk ka pasur kaq shumë armiq se këtë herë. Por PD ia ka dalë të emancipojë vetveten duke tejkaluar krizën. Themeluesi i saj është i burgosur. Ne jemi partia e lirisë, pasi liria është cunguar. Tregu është zaptuar nga 4 vetë. Ne jemi partia e NATO-s dhe lëvizjes së lirë, por sot vendi është shkretuar.

Rruga për të ardhur këtu e sheh se sa keq është situata, siç është Rruga e Arbrit. Prej 12 vitesh Shqipëria po humbet institucionet e veta dhe po kthehet në Vilajet. PD po rritet sepse ajo është e rrethuar nga dashuria juaj, ushqehet nga mbështetja dhe shpresa. Jam i sigurt se në betejat që po afrojnë, përsëri do të marrim lajmin e fitores nga Dibra. Duhet të ikë Edi Rama dhe të rrinë shqiptarët”, tha ai.