TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët e Dibrës. Nënkryetari i PD-së tha gjatë fjalës së tij se kjo parti, pas gati dy vitesh është e bashkuar dhe më e fortë se kurrë.
Bardhi tha se PD-ja është gati për të fituar zgjedhjet dhe për të sjellë ndryshimin në vitin 2025.
Bardhi: Një tjetër leksion që ne kemi marrë nga Dibra, ishte nevoja për bashkim. Sa herë keni qenë të bashkuar e keni mundur Partinë Socialiste. Lajmi për çdo demokrat kudo në Shqipëri, është se pas dy vitesh, PD është e bashkuar dhe absolutisht më e fortë. Dhe është gati për të fituar zgjedhjet e vitit 2025. Rruga e Arbrit jo vetëm nuk ka përfunduar, por ishte gjysmë e shkatërruar. Paratë në vend që të shkojnë në vendin e duhur, shkojnë në xhepat e ministrave dhe drejtorëve.
PD nga gabimet e bëra në të shkuarën kemi mësuar, jemi të vendosur që në këtë periudhë një vjeçare të trokasim në çdo derë për të fituar besimin e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Ne kemi përgjegjësinë që të sjellim ndryshimin në 2025.