TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar me rastin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Serbi.
Në një postim në rrjetet sociale, Hasani shkruan se ndërhyrja e NATO-s ishte vendimtare në zhbërjen e ambicjeve gjenocidale të Millosheviçit kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.
Njëzet e pesë vjet më parë, ndërhyrja e NATO-s ishte vendimtare në zhbërjen e ambicjeve gjenocidale të Millosheviçit kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.
Sot, Kosova e pavarur dhe sovrane, është dëshmi e rezistencës së popullit të saj dhe sakrificave të bëra nga luftëtarët e lirisë. Me vendosmëri, Kosova ka evoluar në një demokraci funksionale, që synon integrimin e plotë në familjen euro-atlantike.