AKTUALITET, 7 Shkurt 2024, 22:01

Fitoi në zgjedhje, Rama uron presidentin e Azerbajxhanit: U rikonfirmua si lider i padiskutueshëm

Fitoi në zgjedhje, Rama uron presidentin e Azerbajxhanit: U rikonfirmua si

Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev për fitoren në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara së fundmi në këtë shtet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se do të ndihmojë në hapjen e ambasadës së re shqiptare në Baku.

Urime të përzemërta mikut tim të dashur për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt”, shkruan Rama.