TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 38-vjeçar është paraqitur në orët e para të mëngjesit të së dielës në spitalin e Sarandës me plagë në qafë.
I plagosuri i identifikuar si Erlind Dumani, dyshohet se është goditur me thikë ose kaçavidë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 pranë vendit të quajtur “Plazhi i Ri”. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm ai është larguar nga spitali. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e saj.