AKTUALITET, 15 Maj 2022, 14:59

Ibsen Elezi fushatë në Laç, por në sfond del me foton e Berishës

Ibsen Elezi fushatë në Laç, por në sfond del me foton e

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, i cili po garon përballë Sali Berishës e ka ndalur fushatën e tij elektorale në Laç.

Gjatë një takimi me përkrahës të tij, Elezi ka bërë takime në degën e PD-së në Laç, ku si për ironi qëndron edhe fotoja e ish-kryeministrit Berisha. Fotoja në fjalë qëndron e varur në mur, mbi supet e Ibsen Elezit.

Kujtojmë se zgjedhjet për kryetar të PD-së janë parashikuar që të mbahen më 22 maj.