TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme pushon çështjen për kryebashkiakun socialist të Libohovës Leonard Hide, i cili ishte marrë i pandehur nga SPAK.
Hide akuzohej për shpërdorim detyre në kohën kur mbante funksionim e Shefit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, lidhur me kultivimin e kanabisit. Hetimi u krye nga ish-Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria Gjirokastër.
Operacioni për të cilin akuzohej Hide, nisi në datën 01.09.2021 ku janë zbuluar disa plantacione droge me qindra bimë narkotike. Më ndërhyrjen nga Tirana, u konstatua se disa kontrolle nga policia lokale ishin shmangur, ndërsa në rrugë informative mbërrinin të dhëna për bashkëpunim me policinë.
Përfshirja e Hides në këtë aktivitet doli në kuadër të hetimeve me metoda proaktive dhe transkriptimeve nga Prokuroria e Gjirokastrës, e cila regjistroi procedimin penal. Por në kohën kur konstatoi përfshirjen e zyrtarëve policor në aktivitetin kriminal, shpalli mos-kompetencë duke ia kaluar SPAK-ut.