AKTUALITET, 19 Janar 2022, 20:34

Francë/ Përmbytet kampi i azilkërkuesve shqiptarë, jetojnë në kushte çnjerëzore

Francë/ Përmbytet kampi i azilkërkuesve shqiptarë,

Një kamp plot me shqiptarë është përmbytur nga shirat dhe ujërat e lumit Garonne në Toulouse të Francës. Përmbytja shkatërroi  kampin e improvizuar prej rreth pesëmbëdhjetë shqiptarësh në Toulouse në brigjet e lumit.

Uji përmbyti dhe shkatërroi një pjesë të tendave që kishin ngritur. Ata janë kthyer për të jetuar pas shirave të rrëmbyeshëm por për ta kushtet e jetesës janë çnjerëzore, shkruajnë mediat franceze. 

Shërbimet shtetërore po monitorojnë nga afër situatën. Ndërsa autoritetet lokale bëjnë të ditur se shqiptarët nuk kanë bërë ende asnjë kërkesë për strehim.