AKTUALITET, 28 Nëntor 2022, 23:05

FOTO+VIDEO/ Përvjetori i pavarësisë “ndez” atmosferën në Tiranë, makinat luksoze të “veshura” kuqezi mbushin rrugët

FOTO+VIDEO/ Përvjetori i pavarësisë “ndez”

Ditën e sotme në mbarë trevat shqipfolëse është festuar 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Festime ka pasur edhe në vende të tjera në mbarë botën ku jetojnë e punojnë bashkëkombasit tanë.

Në sheshin Skënderbei në Tiranë u mbajt një koncert ku ishte e ftuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ndërkohë në rrugët e Tiranës makina të shumta kanë “veshur” flamujt kuqezi dhe kanë parakaluar me këngë shqip dhe borie të ndezura në sfond.

FOTO+VIDEO/ Përvjetori i pavarësisë “ndez”

FOTO+VIDEO/ Përvjetori i pavarësisë “ndez”