AKTUALITET, 19 Shkurt 2025, 20:49

Mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale, policia gjen një kallashnikov të mbështjellë në qese plastike në Korçë

Mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale, policia gjen

Një armë zjarri tip kallashnikov u gjet nga forcat e policisë mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr.10 Korçë. Sipas informacionit zyrtar nga policia, mësohet se arma ishte e mbështjellë në një qese plastike dhe u gjet në vendin e quajtur “Pishat”.

Pritet që arma e zjarrit të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm, për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.